Fotos by emily clark


Fotos by emily clark

Sipas statistikave në Gjykatën e Tiranës rezulton se kohët e fundit ka një shtim të çështjeve ku prindërit padisin fëmijët për ushtrim dhune. Gjykata: Shpesh prindërit tërhiqen, për të shpëtuar fëmijët. Psikologët sqarojnë kategoritë dhe arsyet e dhunë ndaj prindërve

Nga Sonila Mesareja

Tronditet rëndë familja dhe shoqëria shqiptare. Po arrin të ndodhë në vendin tonë edhe e paimagjinueshme për shoqërinë shqiptare, por që kohët e fundit ka pasur raportime të shumta se po ndodh edhe kjo lloj dhune. Fëmijët ngrenë dorë kundër prindërve, duke i dhunuar apo duke shkuar edhe më tej, në tentativa për t’i vrarë. Rastet e dhunës janë të shfaqura në forma dhe mënyra të ndryshme, ndërsa më të dhunuarit raportohen të jenë prindërit meshkuj nga fëmijët meshkuj.

Një djalë kërcënonte prindërit e tij se do t’i vriste, një tjetër hodhi nënën nga kati i katërt i pallatit dhe e denoncoi si vetëvrasje të saj për shkak të vdekjes së të shoqit. Histori të ndryshme dhe të shumta, ndërsa nuk mungojnë edhe rastet e dërguara deri në gjykatë, ku prindërit kërkojnë nga gjykata të lëshohet urdhër mbrojtje për ta, pasi dhunohen nga fëmijët. Gjithashtu, të shumta kanë qenë edhe rastet e veprës penale “dhunë në familje” ku viktima të dhunës janë pikërisht prindërit.

Lidhur me fenomenin e rëndë të dhunës së fëmijëve ndaj prindërve të tyre, psikologia Entela Binjaku, e pyetur nga “investigim.al” shprehet se “nga rastet e denoncuara, kur bëhet fjalë për dhunë brenda strehës familjare, zakonisht ajo shprehet më së shumti e ushtruar nga bashkëshorti drejt bashkëshortes, nga prindërit drejt fëmijëve, vëllai ndaj motrës. Më pak raste të denocuara ka kur janë fëmijët që ushtrojnë dhunë prindërve, gjë që është edhe e kuptueshme për mentalitetin tonë shoqëror por edhe për ndjeshmërinë karakteristike prindërore. Kjo nuk do të thotë se këto raste janë më të pakta; denoncohen më pak”.

Ndërsa shton edhe arsyet pse prindërit nuk i drejtohen policisë apo akuzës me denoncim. Sipas Binjakut, në çdo rast,  dhuna brenda familjes është e vëshitrë të denoncohet, e kur janë prindërit viktimat e dhunës, situata bëhet edhe më e vështirë.

Psikologia, Entela Binjaku

Psikologia, Entela Binjaku

“Për to shoqëria mëson kur përmasat e ushtrimit të dhunës janë të atilla që e bëjnë atë shumë të dukshme, ose kur pasojat janë të rënda. Ata fëmijë, kryesisht djemtë, që shfaqin sjellje agresive brenda familjes, duke ushtruar edhe dhunë mbi prindërit,  mund të jenë abuzues të substancave narkotike, apo të gjenden nën ndikimin e alkoolit, sikundër mund të jenë raste që vuajnë çrregullime të shëndetit mendor. Si rezultat i ndikimit të këtyre faktorëve ata humbin kontrollin mbi normat familjare dhe shoqërore njëkohësisht, i shkelin ato duke kryer akte të papranueshme të dhunës”.

Psikologia jep edhe arseyt që mund të detyrojnë këta fëmijë të ngrenë dorë ndaj prindërve. “Shpesh herë këta individë mund të kenë pasur një të fëmijëri të ndrydhur, të jenë rritur në mjedise familjare autoritare dhe agresive. Ata mund te kenë pasur pjesë të fëmijërisë kritika të vazhdueshme dhe të ekzagjeruara nga ana e prindërve, ose mund të kenë marrë edhe ndëshkime të pashpjeguara nga ana e prindërve që mund të kenë lënë shumë gjurmë të forta në personalitetin e tyre. Individët që ushtrojnë dhunë mund të kenë vuajtur edhe mungesën e edukimit prindëror, ose të kenë pasur pjesë të procesit shoqërizues modelet e dhunës, tërësisht të papranueshme”.

Edhe gjyqtarët që kanë shqyrtuar rastet të dhunës së fëmijëve ndaj prindërve të tyre shprehen për “investigim.al”, se janë me të vërtetë shqetësuese këto raste. Ata nuk ngurrojnë të përsërisin shprehjes popullore se vlen akoma të thuhet: “Atë që ta bën fëmija nuk ta bën as Perëndia”. Sipas gjyqtarëve, prindërit kanë arritur tek denoncimi vetëm në momentin kur u është rrezikuar seriozisht jeta. Në pjesën më të madhe të rasteve, ata i kanë falur fëmijët, duke mos i denoncuar, ndërsa në momentet kur situata ka degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve të forta, atëherë kallëzimi ka përfunduar në polici.

Nga hetimi gjyqësor ka rezultuar se fëmijët-dhunues janë kryesisht përdorues të lëndëve narkotike, frekuentues të shoqërive jo të mira, këta të fundit të përfshirë në aktivitete të ndryshme në fushën e vjedhjeve apo narkotikëve. Por, nuk janë të pakta rastet kur fëmijë-dhunues janë edhe ata që janë bërë vetë prindër, por që nuk kanë ngurruar aspak të ngrenë dorë apo të dhunojnë barbarisht prindërit e tyre.

Një rast i ngjashëm është dënuar edhe nga Gjykata e Tiranës së fundmi, ku djali qëllonte me grushta e shkelma babanë, duke e akuzuar deri për imoralitet dhe pasje të një lidhjeje jashtëmartesore, ndërsa nuk ka kursyer as nënën kur ka hyrë për t’i ndarë. Para policisë e ka justifikuar dhunën për shkak të pijes dhe pamundësisë për të kontrolluar veten, ndërsa prindërit janë tërhequr nga denoncimi dhe i janë drejtuar gjykatës me fjalët: “E kemi falur”. Por, gjykatat, edhe pa hyrë në fuqi ndryshimet penale nuk kanë falur edhe pas tërheqjes së prindërve, duke i ndëshkuar me burg ose me kusht dhunuesit e prindërve, si dhe duke i lënë nën monitorim të Shërbimit të Provës për 2 vjet, me kusht të mos kryejnë vepra të ngjashme penale.

Por, ka edhe prindër që i kanë shkuar deri në fund kallëzimit të tyre, duke kërkuar largimin e fëmijës nga banesa dhe urdhërimin për të mos iu

Gjykata e Tiranes

Gjykata e Tiranes

afruar asaj. I tillë ka qenë rasti i një nëne nga Paskuqani, e cila kishte mbetur e ve dhe jetonte me njërin nga fëmijët. Gruaja ishte e dhunuar e përhershme nga i biri, i cili u denoncua për frekuentim të një shoqërie jo të mirë nga e ëma dhe për pasojë ushtrim dhune ndaj saj në shumë raste. Sipas 47-vjeçares me inicialet Q.F, kishte arritur ta falte çdo akt dhune të të birit për të mos e denoncuar në polici, mirëpo gjithçka arriti kulmin në momentin që ai nisi ta qëllonte edhe jashtë ambientit të shtëpisë, pas refuzimit për t’i dhënë para. Gjykata ka urdhëruar djalin-dhunues të mos i afrohet banesës së nënës së tij, si dhe vetë asaj deri në nëntor të këtij viti, pasi në të kundërt policia urdhërohet ta arrestojë.

Lidhur me shkaqet që mund tëçojnë fëmijët të qëllojnë prindërit e tyre, psikologë të ndryshëm shprehen se ka disa faktorë. Një nga rastet e fëmijëve dhunes është i fëmijëve narkomanë. Ata, duke mos pasur të ardhura ekonomike për shkak të shpenzimeve në blerjen e drogave, arrijnë deri në dhunë ndaj prindërve kur nuk kanë para për të blerë “mallin”. Kategoria e dytë e fëmijëve dhunes janë fëmijët që luajnë nëpër kazino. Edhe këta fëmijë, duke e çuar ekonominë e familjes në zero, shpesh herë debatet i degjenerojnë në ushtrim dhune ndaj prindërve të tyre. Kategoria tjetër, sipas psikologëve, janë fëmijët-prindër, ata që janë të martuar dhe që shpesh, për shkak të mosmarrëveshjeve mes prindërve dhe grave të tyre, dhunën e ushtrojnë te prindërit, duke i detyruar të largohen nga shtëpia.

Por, sipas psikologëve, ka edhe një kategori tjetër fëmijësh që dhunojnë prindërit. Janë ata të rinj që nuk kanë qejf të punojnë dhe shpesh kanë debate me prindërit e tyre, për t’u punësuar dhe për të konstribuuar në ekonominë familjare. I tillë ka qenë edhe rasti i C. M. dhe të birit Jetmirit, ku ky i fundit e ka qëlluar disa herë të atin me shkelma e grushta pas kërkesës për t’u punësuar dhe për të mos ndenjur kot gjithë ditën. Pasi çështja ka mbërritur në gjykatë, i riu është dënuar me burg dhe më pas me kusht, që për 2 vjet të mos kryerjë asnjë vepër penale dhe të mbikqyret nga Shërbimi i Provës. Më i rëndë rasti i të pandehurit Adrian Stoli nga kryeqyteti, i cili jo vetëm e dhunoi barbarisht të atin, por e akuzonte atë edhe për imoralitet dhe më pas e justifikonte këtë dhunë se kishte qenë nën efektin e pijeve alkoolike.


Fotos by emily clark 46
Emilia
Fotos by emily clark 36
The Houston Family: Wink
Fotos by emily clark 54
Sexy
Fotos by emily clark 10
ACTUALIDAD CA ETANA
Fotos by emily clark 94
Acidente: Lamia AVRO RJ-85 em Medellin, time da
Fotos by emily clark 92
Amarok, tenho, no recomendo - @CanalDoOtario
Fotos by emily clark 86
Fotos by emily clark 48
Fotos by emily clark 2
Fotos by emily clark 80
Fotos by emily clark 31
Fotos by emily clark 18
Fotos by emily clark 94
Fotos by emily clark 2
Fotos by emily clark 61
Fotos by emily clark 41